MARKOVIQ: JEMI TË DETYRUAR TË NDJEKIM POLITIKËN E BE-së

Qeveria e Malit të Zi sot ose nesër do të vendosë për dëbimin e diplomatëve rusë nga Mali i Zi, deklaroi kryeministri i këtij vendi, Dushko Markoviq.

Ai nuk njoftoi se çfarë lloj vendimi do të sjellë Qeveria, por tha se ata janë të detyruar të ndjekin politikën e jashtme të Bashkimit Evropian dhe të jenë të solidarizuar me anëtarët e tjera të NATO-s.

Gjithsej, 23 vende, 16 prej të cilave janë anëtare të Bashkimit Evropian, vendosën të dëbojnë 116 diplomatë rusë në kuadrin e përgjigjes së Perëndimit ndaj aferës “Skripal”. Kryeministri malazez, rikujtoj se Mali i Zi është anëtare e NATO dhe anëtarja e parë e ardhshme e Bashkimit Evropian.

“Nga ky anëtarësim dhe proces, lindin detyrimet e ndjekjes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, por natyrisht edhe i solidaritetit dhe partneritetit me anëtarët e NATO-s.

Ajo që ndodhi në Londër tregon se përgjegjësia bie mbi anën ruse, ju keni parë një reagim të fortë nga bashkësia ndërkombëtare në të gjithë Amerikën dhe Bashkimi Evropian. Prandaj  Mali i Zi si një shtet përgjegjës dhe një partner serioz dhe i fortë, do të përcaktohet sot ose nesër në lidhje me këtë situatë “, deklaroi Markoviq për gazetarë në Tivarë.

SHARE