7 KANDIDATË NË ZGJEDHJET PRESIDENCIALE NË MAL TË ZI

0
93
SERBIA-VOTE

Në zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi, të cilat do të mbahen më 15 prill,  do të garojnë shtatë kandidatë për president.

Afati i fundit për dorëzimin e kandidaturës përfundoi dje në mesnatë.

Në zgjedhjet presidenciale do të marrin pjesë kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve Millo Gjukanoviq, kandidati i pavarur i mbështetur nga shumica e partive opozitare  të përbërë nga Fronti Demokratik, Mali i Zi Demokratik, Lëvizja Qytetare Ura, Partia Socialiste Popullore dhe Mali i Zi i Bashkuar, Mlladen Bojaniq, kandidatja e Partisë Social Demokratike Draginja Vuksanoviq,  kandidati i Partisë Mali i Zi i Vërtetë Marko Millaçiq, afaristi Vasillije Millickoviq, kandidati i Partisë së Drejtësisë dhe Pajtimit të Malit të Zi , Hazbija Kallaç dhe kandidati i Koalicionit sërb  Dobrilo Dedeiq.

Ndërkaq përkrahje në zgjedhjet presidenciale kandidatit të Partisë Demokratike të Socialistëve Millo Gjukanoviq, sot i kanë dhënë edhe Alternativa Shqiptare.

Siç kumtojnë nga kjo parti politike Udhëheqësia e Alternativës Shqiptare në seancën e mbrëmshme ka  vendos të mbështesë kandidatin e koalicionit qeverisës në nivel republikan, Millo Gjukanoviq.

Siç kumtuan, ata janë të bindur se Gjukanoviq është një garanci personale e integrimit euroatlantik, marrëdhënieve të mira në rajon dhe demokracisë multietnike në Mal të Zi.

Ata  theksuan se politika e jashtme e koalicionit qeverisës ka kontribuar në përmirësimin dhe forcimin e marrëdhënieve të mira midis Malit të me  Shqipërinë dhe Kosovën.

Kujtojmë se ditë më parë përkrahje për kandidatin e Partisë Demokratike të Socialistëve Millo Gjukanoviq, kanë dhënë edhe Partia Demokratike e Fatmir Gjekës dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve i Mehmed Zenkës.

Presidentët e Malit të Zi ishin Filip Vujanoviq (tre mandate), Momir Bulatoviq (dy mandate) dhe Millo Gjukanoviq (një mandat).

SHARE