MARKOVIQ: “TË GATSHËM PËR EMIGRANTËT, POR NUK DO TË JEMI STREHIM I BE-së”

Nuk ka kampe për emigrantët në Mal të Zi dhe në rast të mbërritjes së tyre masive në Mal të Zi, është planifikuar sanimi i një kullë kufitare, në të cilën do të strehoheshin si dhe blerja e kontejnerëve të veçantë,deklaroi kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, i cili theksoi se Mali i Zi, do të vazhdojë të ndjekë politikën e Bashkimit Evropian, por nuk do të bëhet strehë për emigrantët në emër të Bashkimit Evropian.

Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit të Frontit Demokratik Millan Knezheviq, gjatë orës së kryeministrit, Markoviq vuri në dukje se stabiliteti dhe siguria e qytetarëve është në plan të parë dhe se shteti është sistematikisht i aftë ta sigurojë këtë.

“Ne monitorojmë me kujdes debatin në kuadër të Bashkimit Evropian dhe kështu e analizojmë se si të merremi me shkaqet e valëve të emigrantëve. Megjithëse nuk është e njëjtë me atë të vitit 2015, Qeveria po punon në të gjitha fushat për të rregulluar më mirë proceset e emigracionit në drejtim të hyrjes së kontrolluar në territor, që synon vlerësimin e përputhshmërisë me zhvillimet ligjore evropiane në fushën e menaxhimit të integruar të kufijve dhe gjithashtu do të vizitojë kalimet kufitare me Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Kosovën”, shpjegoi kryeministri malazez.

Ai tha se miratimi i Ligjit për mbrojtjen ndërkombëtare dhe të përkohshme të të huajve dhe të Ligjit për të huajt në mënyrë kualitative është definuar trajtimi ndaj emigrantëve, rregullimi i të drejtave të tyre, si dhe integrimi gjegjësisht kthimi në shtetet e origjinës së tyre, tha Markoviq.

SHARE