DARMANOVIQ: MARRËDHËNIET ME RUSINË DUHET TË PËRMIRËSOHEN

Ministri i punëve të jashtme të Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq deklaroi se me Rusinë duhet të përmirësohen marrëdhëniet dhe se në këtë drejtim duhet të mendojnë të gjithë.

Pas mbledhjes së Këshillit në nivelin e ministrave të jashtëm, Darmanoviq tha se Mali i Zi nuk dëshiron marrëdhënie të këqija me askënd dhe se këtë as kurrë nuk e dëshironte.

“Ne vetëm se kemi mbrojtur të drejtën për zgjedhjen tonë, pavarësisht në atë se kush e kërcënon. Që  marrëdhëniet të përmirësohen, nevojiten përpjekjet e të dyja palëve. Ne nuk e shohim veten si një shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve me Rusinë, kështu që ne shpresojmë se përpjekjet e ndërsjella do të vijnë së bashku”, u tha Darmanoviq gazetarëve malazezë në Bruksel.

Ai tha se disa marrëdhënie janë të mira, siç janë ato në ekonomi dhe turizëm. “Ne besojmë se niveli politik do të arrijë një nivel normal, në të cilin secili do të ruajë pozicionet e tyre”, tha Darmanoviq.

Ai shpjegoi se temat e takimit të sotëm të Këshillit ishin: Rusia, Afrika Veriore dhe Mesdheu Jugor, Afganistani dhe politika e dyerve të hapura.

Darmanoviq, tha se në Këshill është konfirmuar se veprimi i Rusisë nuk ishte i pranueshëm për NATO dhe se nga atje vinin kërcënime të ndryshme se ka kryer veprime për të cilat është dashur të përgjigjen.

SHARE