ASH DORËZON LISTËN PËR PODGORICË

0
177

Alternativa Shqiptare, ashtu siç edhe e kishte paralajmëruar, dorëzoi listën për zgjedhjet lokale në Podgoricë.

“Si një subjekt politik përgjegjës dhe, bindshëm partia më e fortë shqiptare në Podgoricë, sigurisht ne do të kemi përfaqësuesin në Kuvendin Komunal të Podgoricës dhe pas gati 20 vitesh, partitë shqiptare do të përfaqësohen në Kryeqytet, kumtuan nga ASH-ja e raporton Antena M.

Ata presin që do të mbështeten nga votuesit dhe partitë e tjera nacionale , por “kemi të paralajmëruar se do të kemi mbështetjen e partive nacionale serioze dhe relevante në nivel shtetëror”.

“Si parti nacionale, ne jemi të qartë se ne duam të jemi pjesë e qeverisë në të gjitha nivelet, ne kemi dëshmuar në Tuz se nuk do të jemi në pushtet me çdo kusht, por gjithashtu do të dërgojmë mesazh se nuk largohemi nga përgjegjësia kur biseduam dy muaj më parë, por as që nesër nuk do të ikim nga përgjegjësia”.

Sipas ASH-së, partnerët e tyre në këtë do të jenë të gjithë ata që ia duan të mirën Kryeqytetit Podgoricës, Malësisë dhe ata të cilët do të respektojnë specifikat e shqiptarëve dhe vendosmërinë e tyre për integrim dhe faktorizim.

SHARE