STRATEGJIA E BE-së , SHANS PËR RAJONIN

Strategjia e zgjerimit të BE-së, paraqet një shans për të gjitha vendet e rajonit, të cilat do të përparojnë sa më shpejtë dhe do ti mbushin detyrimet e tyre për t’u bërë anëtarë të Bashkimit Evropian, u vlerësua gjatë takimit ministrat e jashtëm të MZ dhe Bosnës dhe Hercegovinës, Srgjan Darmanoviq dhe Igor Crnadak.

Darmanoviq ka thënë se marrëdhëniet midis Malit të Zi dhe Bosnës dhe Hercegovinës,  janë miqësore dhe të kënaqshme dhe se ato janë forcuar nga qëllimet e përbashkëta evropiane dhe kontekstet rajonale.

“Ky takim është gjithashtu një mundësi për të shqyrtuar perspektivat e MZ,  në integrimin evropian, duke iu referuar veçanërisht Strategjisë së Zgjerimit të publikuar kohët e fundit, e cila, sipas besimit tonë, i jep mundësi rajonit për ta bërë atë edhe më të fortë në agjendën evropiane, të cilën të dy vendet po ndjekin në mënyrë të qëndrueshme”, theksoi Darmanoviq .

Crnadak, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Mal të Zi, tha se kontaktet duhet të mbahen në nivelet më të larta, ashtu siç i kanë Mali i Zi dhe Bosna dhe Hercegovina, sepse  në këtë mënyrë krijohen  parakushte për qëndrueshmëri dhe zhvillim të qëndrueshëm, tha Crnadak.

“Bashkëbiseduesit ranë dakord se nënshkrimi i Marrëveshjes të kufirit shtetëror ndërmjet Malit të Zi dhe Bosnës dhe Hercegovinës,  është shembull se si të zgjidhen çështjet e kufirit në rajon”, kumtohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të MZ.

SHARE