PËR FUSHATËN ZGJEDHORE NË TUZ, NGA BUXHETI NDAHEN 1,592 EURO

0
53

Për financimin e shpenzimeve të fushatës për zgjedhjet lokale në komunë të Tuzit, të cilat do të mbahen më 3 mars,nga buxheti do të ndahen 1,592 euro.

Lidhur me këtë Këshilli i Agjencisë për parandalimin e korrupsionit,  ka shqyrtuar Planin e kontrollit dhe mbikëqyrjes për fushatën zgjedhore për zgjedhjen e këshilltarëve në Kuvendin e Komunës së Tuzit.

“Mjetet për financimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore u siguruan në masën  prej 0.25% të buxhetit aktual, gjegjësisht prej 1.592 euro” t, kumtuan nga Agjencia për parandalimin e korrupsionit.

Këshilli vlerësoi që Plani i kontrollit dhe mbikëqyrjes është gjithëpërfshirës dhe përmban gjithçka me Ligjin të përshkruara me aktivitetet e kryera nga Agjencia për të monitoruar zbatimin e Ligjit gjatë fushatës zgjedhore.

Plani i kontrollit dhe vëzhgimit, siç ptheksohet, përfshin aktivitetet që Agjencia zhvillon në lidhje me organet ose subjektet politike, të cilat përcaktohen në bazë të vlerësimit të rrezikut të përgatitur paraprakisht.

Numri i përgjithshëm i autoriteteve përgjegjëse për zbatimin e ligjit në komunën e Tuzit është shtatë: Kryetari i Komunës së Tuzit, QKI” Malësia”, shkolla fillore “Mahmut Lekiq”, shkolla fillore “29 nëntori”,Dinoshë, shkolla fillore “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” -Triesh dhe shkolla fillore “Bashkimi”, në Skorraq, pastaj Gjimnazi “25 Maj”, në Tuz, si dhe Ministria e punës dhe mirëqenies sociale dhe financave.

Rikujtojmë se zgjedhjet lokale të 3 marsit, për herë të parë do të mbahen në Komunë të plotë, ndërsa deri me tani koalicion parazgjedhor për këto zgjedhje kanë nënshkrua Alternativa Shqiptare dhe Lidhja Demokratike Shqiptare.

SHARE