FRONTI DEMOKRATIK NUK DO TË KTHEHET NË PARLAMENT

0
53

Për momentin, Fronti Demokratik, nuk do të kthehet në Parlament, por as në Këshillin për reformën e mëtejshme të Legjislacionit Zgjedhor dhe reformave tjera, por për hapat e ardhshëm politik, do të vendos pas konsultimeve me anëtarësinë e vet, shkruan gazeta “Pobjeda”.

Siç mëson jo zyrtarisht gazeta “Pobjeda”, Fronti Demokratik, nuk do të lëshohet në luftën mediatike me demokratët, por sipas të gjitha gjasave do të diskutojnë për aktivitetet e mëtejshme me homologët tjerë nga radhët e opozitës, të cilët do të përkrahin veprimet e tyre.

“Pas rënies së iniciativës së përbashkët të opozitës, ne nuk kemi shumë opsione. Në protesta nuk do të lëshohemi vetëm, por vendimin përfundimtar se si do të vazhdojmë të veprojmë do ta sjellim pas konsultimeve me anëtarësinë”, kumtohet nga burime të afërta me kreun e Frontit Demokratik.

Po nga i njëjti burim nuk përjashtohet mundësia që Fronti Demokratik të kthehet në Këshillin e Legjislacionit Zgjedhor, por nën kushte të caktuara. Nga ky burim kujtojnë se Partia Social Demokratike, Demos dhe sektori joqeveritar, janë për atë, që opozita duhet të vazhdoi punën në Këshillin e reformave, kurse Partia Popullore Socialiste, delegoi në Këshill Miodrag Lekiq, i cili është mbështetës i fortë i aktiviteteve të opozitës në parlament.

 

 

SHARE