MONTEFARM: KANË MBËRRITË VAKSINAT, FILLOHET ME SHPËRDNARJEN E TYRE

Ka filluar shpërndarja e vaksinave të gripit sezonal në institucionet e shëndetësor në Mal të Zi, deklaroi në programin e mengjesit të RTMZ-së, përfaqësuesja e Montefarm, Vera Dabanoviq

. Përkatësisht në depot e Montefarm, kanë mbërritur 23.750 vaksinam theksoi Dabanoviq.  Sasia e vaksniave, sipas Dabanoviq, është planifikuar në bazë të nevojave të institucioneve shëndetësore dhe sipas përshtypjeve të saj, kjo sasi e vaksinave është e mjaftueshme, theksoi ajo.

Vaksinat, siç shpjegoi ajo, do të ndahen sipas sistemit se sa institucione të caktuara shëndetësore kanë nevoja aktuale dhe kapacitete akomoduese për to, pasiqë vaksinat duhet të ruhen në kushte të veçanta në një temperaturë prej dy deri në tetë gradë.

SHARE