MARKOVIQ: ME TË GJITHA MJETET KUNDËR KRIMIT

Kryeministri  i Malit të Zi, Dushko Markoviq, deklaroi se krimi është vendosur përball shtetit, por ata do ta zgjidhin këtë problem duke përdorur të gjitha fondet në dispozicion që i përkasin një shoqërie demokratike për të qenë të mbrojtur dhe të sigurt.

Ai u tha gazetarëve në Plevlë, me rastin e hapjes së Qendrës së Kulturës, se  do të bëj gjithçka për ta bërë Malin e Zi dhe çdo qytetar dhe familje të saj të sigurtë.  “Nuk do të pendohemi për angazhimin e burimeve njerëzore që nuk kemi, as për paratë që na duhen për t’i dhënë fund kësaj sfide. Ne nuk do të ikim as nga përgjegjësia për mungesën e rezultateve “, tha Markoviq, duke u  përgjigj në pyetjen e gazetarëve nëse janë të mjaftueshme ekipe të posaçme apo nëse mendohet futja e masave të reja për të siguruar sigurinë e qytetarëve në një nivel më të lartë që nga vrasjet e fundit në Podgoricë. Ai shtoi se beson se në ditët në vijim qytetarët do të dëshmojnë për këtë qasje dhe vendimin e Qeverisë së MZ.

Kryeministri I Malit të Zi,  tha se krimi është vëndosur përballë shtetit.

“Pa marrë parasysh se për çfarë grupesh kriminale bëhet fjalë ato tani kanë  probleme me shtetin, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për grupe kriminale nga Mali i Zi , rajoni, Amerika. Shteti do ta zgjidhë këtë problem duke përdorur të gjitha mjetet në dispozicion që i përkasin një shoqërie demokratike në mënyrë që ajo të jetë mbrojtur dhe e sigurt”, deklaroi Markoviq.

SHARE