BRAJOVIQ: RTMZ NUK GUXON TË JETË SERVIS I PARTIVE E AS I OJQ-ve

0
43

Radio Televizioni i Malit të Zi duhet të jetë servis sipas nivelit të qytetarëve të Malit të Zi dhe jo i partive apo organizatave joqeveritare, deklaroi kryetari i Kuvendit të MZ, Ivan Brajoviq, në një intervistë për Radion e Malit të Zi.

Ai gjithashtu deklaroi se do të ishte shumë më mirë t’i kushtohej më shumë vëmendje profesionistëve në Rtmz, dhe jo me bisedat dhe diskutimet nga seancatt e Këshillit. Brajoviq, përsëriti qëndrimin se Këshilli Administrativ, në rast të shkarkimeve në Këshillin e RTMZ, ka marrë vendime në përputhje me ligjin.

Ai mendon se medieve malazeze i mungojnë  profesionalizmi dhe se qëllimi i secilit është  të bëhet përmirësimi i kësaj situate.

Ai rikujtoi se buxheti i RTMZ,  është më i lartë se buxheti i Kuvendit  të MZ, për këtë vit.

“Ky nuk duhet të jetë servis partiak, as servis i ndonjë parti tjetër, por as servis i ndonjë organizate joqeveritare. Unë mendoj se ky duhet të jetë ServisPublik sipas nivelit të qytetarëve të Malit të Zi dhe të raportojë në atë mënyrën që konsiderohet në interes më të mirë të qytetarëve të Malit të Zi dhe pastaj disa struktura politike, struktura të OJQ-ve apo kushdo që dëshiron le të zemërohet. Mendoj se të gjithë duhet të përpiqemi për këtë edhe pse ne nuk kemi arritur ende  në atë nivel “, tha Brajoviq.

SHARE