KRIVOKAPIQ: BE, ZERO TOLERANCË PËR REGJIMET AUTOKRATIKE

0
51

Vlerësimet nga Strategjia e Zgjerimit për Vendet e Ballkanit Perëndimor mbi shtetet e robëruara dhe Lidhjet me Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar deri më tani kanë qenë diagnoza më e saktë dhe më e ashpër e situatës në vendet e rajonit, ka thënë lideri i Partisë Social Demokratike, Ranko Krivokapiq , i cili shprehu shqetësimin e tij se Vlerësime të tilla vlejnë edhe për Malin e Zi.

Sipas PSD, Krivokapiq u takua me Shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Aivo Orav, ku temë e takimit ishte diskutim mbi zhvillimet aktuale në MZ, me fokus të veçantë në mesazhet e BE-së, për Strategjinë e Zgjerimit të miratuar kohët e fundit për vendet e Ballkanit Perëndimor,  ku edhe u paralajmërua vizita në Mal të Zi, e Presidentit të Komisionit Evropian Zhan Klod, thuhet në deklaratë nga PSD-ja.

Siç kumtohet, lideri i PSD-së,  shprehu kënaqësinë që politika e zgjerimit të BE-së po aktualizohet përsëri si një nga politikat kryesore të Bashkimit Evropian.

Krivokapiq, theksoi se BE qartë promovon një qasje të re në lidhje me një rajon në të cilin do të vendoset parimi i tolerancës zero për regjimet autokratike.

SHARE