AME: PROJEKTLIGJI KËRCËNON PAVARËSINË E AGJENCISË PËR MEDIA ELEKTRONIKE

0
31

Propozimi i Ligjit për Administratën Shtetërore, i cili parasheh që agjencitë të hyjnë në sistemin e administratës shtetërore, kërcënon drejtpërsëdrejti pavarësinë e Agjencisë për Media Elektronike, vlerësuan  nga Këshilli i Agjencisë për Media Elektronike.

Agjencia për Media Elektronike, siç kumtuan është një nga shtyllat mbrojtëse për zhvillimin e medieve të lira, puna e të cilës veçanërisht përcjellët gjatë procesit të stabilizimit dhe asocimit në Bashkimin Evropian.

“Të gjitha standardet relevante evropiane përcaktojnë pozicionin e pavarur të rregullatorëve të shërbimit të medieve audiovizive, për ç’ sigurimi i pavarësisë së Agjencisë për Media Elektronike, paraqet një nga kriteret për mbylljen e kapitullit 10 të shoqërisë së informacionit dhe medies”, thuhet në kumtesën e kësaj agjenci elektronike.

Me Projektligjin për administratën publike përcaktohet që përveç  organeve të ministrive dhe organeve administrative, institucioneve shtetërore dhe fondeve, të cilat kryejnë detyra të administratës shtetërore, për herë të parë hyjnë edhe agjencitë shtetërore dhe fondet , të cilët bëjnë punën e administratës shtetërore.

SHARE