QEVERIA E MZ FTON  PALËT E INTERESUARA PËR TË MARRË PJESË NË DEBATIN PUBLIK

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e MZ, i ftoi palët e interesuara të marrin pjesë në debatin publik mbi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Sigurim Pensional dhe Invalidor i cili do të zgjasë deri më 6 shtator.

Nga kjo Ministri i bëjnë thirrje qytetarëve, publikut shkencor dhe profesional, organeve shtetërore, partive politike, organizatave joqeveritare dhe ndërkombëtare, medieve dhe të tjerëve të interesuar të marrin pjesë në debatin publik dhe të kontribuojnë në shqyrtimin e Draftit mbi ndryshimet dhe plotësimet që kanë të bëjnë me këtë Ligj.

Siç është shpjeguar, në ndryshimet e Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor është propozuar, të sigurohet stabiliteti dhe qëndrueshmëria e sistemit të pensioneve, si dhe drejtësia, përshtatshmëria dhe mjaftueshmëria  më e madhe e dhënies së pensioneve.

“Në përputhje me arsyet për miratimin e ligjeve, propozohet heqja graduale e kushteve të veçanta të daljes në pension deri në fund të vitit 2020, pas së cilës të gjithë personat e siguruar do të ushtrojnë të drejtën e tyre për një pension sipas kushteve të përgjithshme”, thuhet në Draft Propozim.

Në ndryshimet dhe plotësimet propozohet që për plotësimin e kushteve për marrjen e të drejtës për pension, të merren parasysh periudha e sigurimit, përkatësisht periudhat e shpenzuara për punën për të cilën është paguar kontributi për Fondin e Sigurimeve Pensionale dhe Invalidore.

Ndërkaq për ndryshimet dhe plotësimet e propozuara në Ligjin për sigurimin pensional dhe invalidor, sipas Unionit të Sindikatave të Lira shtohen dukshëm kushtet për marrjen e të drejtës së pensionit. “Pasojat “e ‘reformave’ politike të ndryshimit të sistemit të pensioneve kërcënojnë të shpërfillin ekzistencën e Fondit për sigurimin pensional dhe invalidor, i cili do të duhej të ketë për qëllim që personat të cilët i plotësojnë kushtet për pension, të ua mundësojnë të drejtën për një jetë dinjitoze në moshën e tretë, kur ata mbështeten në daljen në pension si burimi i vetëm i ekzistencës” , thuhet në kumtesën e Uninonit të Sindikatave të Lira.

SHARE