MARINA VUJAÇIQ JEP DORËHEQJE

Sekretaresha Shtetërore në Ministrinë e Çështjeve Evropiane Marina Vujaçiq dha dorëheqje nga ky funksion politik.

“Duke pasur parasysh se unë u caktova në pozicionin e  sekretareshës Shtetërore pranë Ministrisë së Çështjeve Evropiane në përputhje me propozimin e Ministrit të Çështjeve Evropiane, Aleksandar Andrija Pejoviq, dorëheqja e të cilit u pranua nga Qeveria e MZ, të enjten më 22 nëntor 2018, edhe unë i dërgova letër Kryeministrit të Malit të Zi, në të cilën e njoftova se jap dorëheqje nga funksioni i sekretareshës së Shtetit pranë Ministrisë së Çështjeve Evropiane “, deklaroi Vujaçiq.

Ajo thekson se vendimi për të filluar një punë të re në Ministrinë e Çështjeve Evropiane në shtator të vitit 2017, ishte ekskluzivisht nga dëshira për të dhënë një kontribut personal në procesin e reformës së shoqërisë malazeze, kryesisht përmes procesit të integrimeve evropiane.

“Pasi që nuk është e mundur të vazhdohet në përputhje me kornizat e përcaktuara, unë e perceptoj këtë vendim në mënyrë principjele dhe personalisht” , ka thënë Vujaçiq. Ajo mendon se punën e saj në ministri e ka kryer në mënyrë profesionale, etike dhe tërësore, me përgjegjësi të theksuar sipas ekipit punues dhe qasjeve sistematike për zgjidhjen e çështjeve.

SHARE