MBAHET TRAJNIM PËR PRODHUESIT BUJQËSOR TË MALËSISË

0
38

Dje në sallën e Kuvendit të Komunës së Tuzit, për prodhuesit bujqësor u mbajt një trajnim, të cilin e organizoi Sekretariati për punë, mirëqenie sociale dhe bujqësi.

Programi i trajnimit ishte aktivitet i planifikuar me planin për përdorimin e qëndrueshëm të mjeteve për mbrojtjen e bimëve.

Siç kumtojnë, qëllimi kryesor i programit ishte zvogëlimi i ndikimit negativ të mjeteve për mbrojtjen e bimëve.
Nga Malësia për këtë trajnim ishin të paraqitur rreth 80 prodhues bujqësor.

Të gjithë këta do të fitojnë nga një certifikatë për përdorimin e drejtë të pesticideve, që do të thotë se ne, në të ardhmen mund të llogarisin në një prodhim më të shëndetshëm të këtyre produkteve.

“Ne jemi shumë të kënaqur me pjesëmarrjen në këtë trajnim, e kjo do të thotë që prodhuesit tonë kanë marrë seriozisht vetë trajnimin dhe rëndësinë e përdorimit të drejtë të pesticideve”, kumtuan nga Komuna e Tuzit.

SHARE