BOSHKOVIQ-RAJNKE: SHBA DO TË VAZHDOJË TË MBËSHTESË AFTËSITË MBROJTËSE TË MALIT TË ZI

0
30

Shtetet e Bashkuara tē Amerikës, do të vazhdojnë të mbështesin fuqimisht zhvillimin e mëtejshëm të aftësive mbrojtëse të Malit të Zi, deklaroi ambasadorja e re e sapo emëruar e SHBA në Malin e Zi, Xhudi Rajzing Rajnke.

Në kuadër të vizitës inauguruese në Ministrinë e Mbrojtjes, Rajnke u takua me Ministrin e Mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Boshkoviq.

Siç njoftohet nga ky departament ministror, Ambasadorja amerikane shprehu kënaqësinë e saj për bashkëpunimin midis dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe theksoi gatishmërinë dhe angazhimin e saj për ta përmirësuar këtë bashkëpunim edhe më shumë.

Rajnke, shprehu kënaqësinë që Mali i Zi përfaqëson një lider rajonal në fushën e integrimit evropian dhe euroatlantik, duke shpresuar se Mali i Zi, do të vazhdojë të zbatojë reformat, në mënyrë adekuate, nga agjenda e Bashkimit Evropian.

“Ambasadorja Rajnke, theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin fuqishëm zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve mbrojtëse të Malit të Zi dhe do të përshkruajnë angazhimin dhe kontributet e Malit të Zi, në sistemin kolektiv të sigurisë dhe stabilitetin rajonal”, deklaroi Rajnke.

SHARE