RADULLOVIQ-KURTEZI: MALIN E ZI DHE SHQIPËRIA, DUHET TË PROMOVOHEN BASHKËRISHT NË TREGUN BOTËROR

Vendet e rajonit duhet të bashkëpunojnë në fushën e turizmit dhe së bashku të promovohen në tregun botëror dhe të mos jenë konkurrentë, deklaruan Ministri i Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit të Malit të Zi, Pavlle Radulloviq dhe ambasadori i ri i Shqipërisë në Malin e Zi, Ridi Kurtezi.

Nga kjo Ministri kumtuan se Radulloviq dhe Kurtezi diskutuan lidhur me marrëdhëniet midis Malit të Zi dhe Shqipërisë, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe ndërkufitar.

“Bashkëbiseduesit ranë dakord se bashkëpunimi në fushën e turizmit është vendimtar dhe se vendet në rajon, duke përfshirë Malin e Zi dhe Shqipërinë, duhet të promovohen bashkërisht në tregun botëror dhe të mos jenë konkurrentë”, thuhet në deklaratë.

SHARE