QEVERIA E MZ PO KËRKON PARTNER PËR TË VAZHDUAR NDËRTIMIN E AUTOSTRADËS TIVARË-BOLARE

0
17

Qeveria e Malit të Zi ftoi gjithë subjektet e interesuara, që të propozojnë kushtet dhe modelet për ndërtimin e pjesëve të tjera të autostradës Tivarë-Bolare, mbi parimet e partneritetit privat-publik, tha ministri i transportit  të MZ, Osman Nurkoviq.

Kompania CRBS është kompania e parë e interesuar që të vazhdojë ndërtimin e autostradës dhe siç tha Nurkoviq, kinezët nuk do të favorizohen, por  që Qeveria do të zgjedhë ofertën më të favorshme.

Prandaj, përfaqësuesit e Qeverisë dhe kompanisë kineze CRBC do të nënshkruajnë  nesër një memorandum për ndërtimin e autostradës , përmes një partneriteti privat-publik për vazhdimin e  ndërtimit të autostradës.

Nurkoviq tha se ky memorandum nuk do të thotë që kinezët do të ndërtojnë vazhdimin e autostradës.

Ndërkaq, Memorandumin për ndërtimin e autostradës me metodën e partneritetit privat-publik për vazhdimin e ndërtimit të autostradës, Qeveria e MZ, e ka miratuar sot.

“Prandaj, ftoj të gjitha palët e interesuara që të shprehin interesin e tyre dhe të propozojnë kushte dhe modele për realizimin e pjesëve të tjera të autostradës Tivarë-Bolare mbi parimet e partneritetit privat-publik dhe bazuar në praktikat më të mira që do të shqyrtohen më vonë nga Qeveria “, tha ministri i Transportit të MZ, Osman Nurkoviq , pas seancës së Qeverisë.

SHARE