QTD PROPOZON:  ME DIALOG DERI TË KSHZ-ja  E PAVARUR

Qendra për Tranzicion Demokratik, u bëri thirrje partive politike të nisin një dialog urgjent mbi një zgjidhje të re për krijimin e institucionit të pavarur të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe miratimin e ligjeve të administrimit të zgjedhjeve, i cili do të rregullonte punën e organit kyç për  mbajtjen e zgjedhjeve.

Nga kjo organizatë joqeveritare, mendojnë se është momenti i fundit që partitë politike t’i lënë mënjanë “strategjitë dhe taktikat e tyre politike” dhe më në fund të kthehen në atë që pa dyshim është interesi i shoqërisë malazeze, duke krijuar një kornizë më të mirë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

QTD, sot prezantoi zgjidhjet për krijimin e një institucioni të pavarur, duke theksuar se administrata zgjedhore është vetëm një nga problemet që duhet të zgjidhet para zgjedhjeve.

“Nëse marrim parasysh se është e nevojshme të përgatitet miratimi i një ligji të ri që kërkon një shumicë të cilësuar, të miratohen aktet e reja nënligjore, të  shpallet konkurs për anëtarë të rinj, të sigurojnë burimet e nevojshme për punën e institucionit dhe të ja lënë të paktën 12 muaj për përgatitjen e procesit zgjedhor dhe praktikën e saj dhe është e qartë se me këtë proces duhet të fillohet menjëherë “, kumtuan nga Qendra për Tranzicion Demokratik.

 

 

 

SHARE