BASHKËPUNIM MË I FORTË PËR ZBATIMIN MË TË SUKSESSHËM TË IPA

0
13

Të gjitha organet e përfshira në kontraktimin dhe zbatimin e projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian,  duhet të forcojnë bashkëpunimin dhe kapacitetet e veta për të bërë projekte të qëndrueshme dhe të suksesshme, u vlerësua në mbledhjen e Këshillit Sektorial të Monitorimit.

Sot, në Podgoricë u mbajt një takim i Këshillit Mbikëqyrës Sektorial, i bashkëkryesuar nga Zëvendës Kryesuesja dhe Koordinatorja Kombëtare e IPA Ivana Glisheviq Gjuroviq dhe kreu i Sektorit për Bashkëpunim në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Malin e Zi, Herman Shpic.

Në këtë takim, ku morën pjesë përfaqësues të departamenteve ministrore, organizatave joqeveritare dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian në Malin e Zi, u shqyrtua situata aktuale në sektorët e mbuluar nga IPA II lidhur me zbatimin e veprimeve-projekteve si dhe planet për periudhën e ardhshme programore për vitin 2019-2020.

Pjesëmarrësit ranë dakord se është e nevojshme të forcohet bashkëpunimi brendarsektorial dhe ndërsektorial dhe të forcohet kapaciteti i të gjitha organeve të përfshira në zbatimin e  projektit IPA.

Është vlerësuar bashkërisht se është e nevojshme të forcohet koordinimi i donatorëve brenda sektorit dhe të kushtohet më shumë vëmendje në qëndrueshmërinë e projekteve.

Pjesëmarrësit theksuan se në aktivitetet e tyre prioritet do t’i kushtohet zbatimit të projekteve të IPA në mënyrë që të përmbushen afatet për kontraktim dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë në zbatimin e suksesshëm të mbështetjes së Bashkimit Evropian para anëtarësimit.

SHARE