MARKOVIQ: RTMZ TË MERRET ME ATË QË ËSHTË ROLI I TIJ

0
96

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, tha në një intervistë për Televizionin e Malit të Zi, se ai nuk dëshiron të merret me Këshillin e RTMZ-së, por që si kryeministër është i interesuar që shërbimi publik të merret me atë që është roli i tij.

“Unë tani me të vërtetë nuk dua të merrem me Këshillin dhe problemet që Këshilli ka në procesin e përcaktimit të konfliktit të interesit, pavarësisht asaj se për kë bëhet fjalë. Mua kjo nuk më intereson, ajo është detyrë dhe obligim i Parlamentit dhe i Këshillit dhe natyrisht i organeve tjera që merren me këto çështje. Ajo që unë jam i interesuar si Kryeministrin është që Shërbimi Publik, përmes politikës së tij editoriale, ti përgjigjet nevojës dhe atij interesit për të cilin ekziston dhe për të cilin është themeluar, e kjo është ti sigurohen opinionit publik që në mënyrë profesionale dhe të paanshme ti informojnë qytetarët, por natyrisht është i nevojshëm edhe një komunikim i mirë me Qeverinë “, deklaroi Markoviq.

Duke vlerësuar se media është forca e shtatë, Markoviq tha se nuk është në krye të Qeverisë  e cila “kërkon ekspozimin e medieve”.

SHARE