MALI I ZI ËSHTË ALEAT I BESUESHËM I NATO-s

Mali i Zi ka përmbushur me sukses të gjitha detyrimet e saj dhe ka konfirmuar se është një aleat i besueshëm iAleancës, është vlerësuar në mbledhjen e Këshillit të NATO-s.

Këshilli në seancën e sotme, e cila u kryesua nga kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, shqyrtoi disa dokumente.

“Këshilli konstatoi se Mali i Zi, nga pranimi i saj në mënyrë cilësore dhe në kohë i ka përmbushur detyrimet e veta brenda Aleancës dhe me këtë konfirmoi se ai është aleat i besueshëm dhe i përgjegjshëm”, thuhet në kumtesë nga shërbimi i marrëdhënieve me publikun të Qeverisë së MZ.

Siç kumtuan, Këshilli në kuadër të shqyrtimit të prioriteteve politike,  të Malit të Zi në NATO, për këtë vit, konstatoi se profilizimi i suksesshëm i shtetit të MZ, në Aleancë është i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Po ashtu kumtohet se Këshilli shqyrtoi Raportin mbi kryesimin vjetor të Malit të Zi me Kartën amerikano-adriatike (A5).

“U arrit në përfundim se nëpërmjet organizimit të 17 takimeve në nivelin e lartë të punës, Mali i Zi edhe në këtë mënyrë ka dëshmua se është aleat i  përgjegjshëm i cili është i gatshëm për të kontribuar në politikat e NATO-s, stabilitetin e rajonit dhe promovimin e vlerave euroatlantike në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në deklaratë.

SHARE