UEHARA – DARMANOVIQ: MALI I ZI PARTNER DHE ALEAT I NATO-s

Ambasadorja e SHBA në Mal të Zi, Margaret En Uehara, tha se gjatë mandatit të saj diplomatik, Mali i Zi kishte bërë përparim në rrugën Euro-Atlantike dhe zyrtarisht u bë partner dhe aleat në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Ministri i Punëve të Jashtme të MZ, Srgjan Darmanoviq, priti sot në një vizitë lamtumirese Uehara që, siç kumtuan nga MPJ-a, e falënderuan ambasadoren amerikane për mbështetjen e  saj për reformat në shoqërinë malazeze, si dhe për kontributin e saj personal në forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.

“Duke kujtuar se gjatë misionit të saj diplomatik, Mali i Zi ka arritur një nga prioritetet e politikës së saj të jashtme, anëtarësimit në NATO, Darmanoviq vuri në dukje rolin shumë të rëndësishëm dhe mbështetjen gjithëpërfshirëse të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë kontekst”, thuhet në deklaratë.

Uehara, siç theksohet, shprehu kënaqësinë e saj që ajo ishte në mundësi të kontribuojë në forcimin e bashkëpunimit shumë të konsiderueshëm midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Malit të Zi.

“Dhe se, gjatë mandatit të saj diplomatik, Mali i Zi ka përparuar në rrugën Euro-Atlantike, duke u bërë zyrtarisht partner dhe aleat në Aleancën e Atlantikut të Veriut”, thuhet në deklaratë.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme, kumtuan se ky takim ofroi mundësi për të shkëmbyer pikëpamjet për temat e tjera me interes të përbashkët, si dhe për mundësitë aktuale rajonale dhe globale.

 

SHARE