NUHOXHIQ – SPASOVSKI: MALI I ZI MBËSHTET MAQEDONINË NË RRUGËN E SAJ DREJT BE-së DHE NATO-së

Thirrja për Maqedoninë që të filloi negociatat për hyrjen në NATO është e një rëndësie të veçantë në aspektin e sigurisë rajonale, deklaroi Ministri i Brendshëm i Malit të Zi,  Mevlludin Nuhoxhiq, gjatë takimit të tij zyrtarë në Maqedoni, me nënkryetarin e Qeverisë dhe ministrin e Punëve të Brendshme të Maqedonisë Oliver Spasovski.

Siç kumtohet nga Ministria e Punëve të Brendshme të MZ, vizita në Maqedoni ishte një mundësi për Nuhoxhiq që ne emër të tij dhe në emër të Qeverisë së Malit të Zi, ti përcjellë urime zyrtarëve dhe qytetarëve të këtij vendit për shkak të ftesës së fundit për anëtarësim në NATO dhe fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Me këtë rast, Nuhoxhiq tha se Maqedonia, në këto procese mund të llogarisë në mbështetjen e fortë dhe miqësore të Malit të Zi dhe shprehu bindjen se përvoja e tyre do të jetë e dobishme dhe e mirëpritur në integrimet evropiane dhe euroatlantike me të cilat do të ballafaqohet Maqedonia.

Gjatë takimit, te dy ministrat vlerësuan se bashkëpunimi mes dy ministrive të punëve të brendshme është i lartë, veçanërisht në fushën e punëve të policisë, si në nivel bilateral ashtu edhe në atë rajonal.

SHARE