BRAJOVIQ – ÇERVENJAKOV: DIALOGU POLITIK I MALIT TË ZI DHE BULLGARISË NË NIVELIN MË TË LARTË

Dialogu politik midis Malit të Zi dhe Bullgarisë është në nivelin më të lartë dhe nuk ka qenë kurrë më intensivë,i tha Kryetari  Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, ambasadorit të Republikës së Bullgarisë, Mladen Çervenjakov, i cili po kryen misionin e tij diplomatik në Malin e Zi.

Duke konstatuar se të dy vendet kanë marrëdhënie tradicionalisht miqësore, Brajoviq e falënderoi ambasadorin Çervenjakov për angazhimin e tij personal për të forcuar marrëdhëniet e përgjithshme midis dy vendeve.

“Bashkërisht është konstatuar se dialogu politik midis dy vendeve në nivelin më të lartë nuk ka qenë kurrë më intensiv dhe kryetari i Kuvendit malazez shprehu kënaqësinë që Kryetarja e Parlamentit  Kombëtare të Republikës së Bullgarisë Cveta Karajançeva, në vjeshtë do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Mal të Zi.

Kjo vizitë do të jetë vizita e parë e Kryetares së Parlamentit të Republikës së Bullgarisë në Mal të Zi “, thuhet në deklaratë. Brajoviq vlerësoi presidencën e suksesshme të Republikës së Bullgarisë me Këshillin e BE dhe i falënderoi ata për organizimin e Samitit në Sofje, si dhe faktin se pikërisht në sajë të qëllimeve të presidencës bullgare, politika e zgjerimit është përsëri në qendër të shteteve anëtare të BE-së.

SHARE