KUMTESË PËR OPINION E IVAN IVANAJ – LDSH

Në Redaksinë e Televizionit tonë sot mbërriti një kumtesë për opinion e lëshuar nga Shefi i klubit të këshilltarëve të Lidhjes Demokratike Shqiptare,  Ivan Ivanaj, të cilën po e japim në tërësi.

Sot ishte “seanca urgjente” e Kuvendit të Tuzit! Por se pse ishte urgjente dhe sidomos në orët e mëngjesit askush se di! Apo ndoshta edhe e dinë ata që nuk na dëshironin aty! E nuk na dëshironin aty, ata që bën premtime para zgjedhjeve, e si duket tani nuk kanë disponim të mbajnë fjalën!(mendoj në DPS) Dyshimet se këtu fshehët diçka i shtojnë edhe informatat që kanë ardhur deri te ne, se propozime për shtatoren e Gjergj Kastrotit paskan bërë edhe shoqata; a thua për të tentuar me marr kredi, apo për të shërbyer si mollë sherri për të shmangur kryerjen e këtij veprimi atdhetar në Malësi!?
Ne kishim planifikuar që në seancën e parë ta dorëzojmë përsëri iniciativën për ngritjen e përmendores se Gjergj Kastriotit Skënderbeut, por për këtë seancë ishte teknikisht e pamundur.
Ndoshta dikush mendon se do te na bej të dorëzohemi, por u themi JO. Ne, në seancën e parë do ta ri-dorëzojmë propozimin, e kushdo që të na përkrahi, është i mirëseardhur. Pra, ne do bashkëpunojmë me çdo kën që është i gatshëm t’i bashkëngjitet kësaj iniciative, por LDSH nuk do të bjen pre e politikës së vjetër që në emër të unitetit të rrejshëm ta zvarris këtë çështje.
Ivan Ivanaj,
Shefi i klubit të këshilltarëve të LDSH

 

SHARE