PAZHIN NË BRUKSEL: MALI I ZI ËSHTË GATI TË HYJË NË FAZËN PËRFUNDIMTARE TË PRANIMIT NË BE

0
99

Mali i Zi, është gati këtë vit të hapë tre kapitujt e tjerë negociues dhe të përqendrohet plotësisht në përmbushjen e kushteve për përfundimin e negociatave në të gjithë kapitujt negociues në periudhën e ardhshme,deklaroi zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Zoran Pazhin, gjatë takimit të sotëm me kryetarin e Komisionit Evropian për Politikën e Zgjerimit dhe Fqinjësisë Johanes Han në selinë e Komisionit Evropian në Bruksel.

Nga Kabineti i Zëvendës Kryeministrit të Qeverisë së MZ, kumtuan se Pazhin shprehu gatishmërinë e plotë të Malit të Zi, për të hyrë në fazën përfundimtare të procesit të negociatave duke marrë kriteret përfundimtare për mbylljen e negociatave në kapitujt më të kërkuar negociues 23 dhe 24 lidhur me sundimin e ligjit.

“Ne mendojmë se kemi përmbushur numrin më të madh të standardeve dhe se ne jemi në gjendje të diskutojmë me partnerët në Komisionin Evropian që gjatë këtij viti, do t’i propozojnë Këshillit që Malit të Zi, ti jap kritere për të mbyllur negociatat në kapitujt 23 dhe 24”, tha Pazhin.

Han përshëndeti përpjekjet e reformave që Mali i Zi, po bën dhe tha se pret që, sa i përket cilësisë dhe shpejtësisë së miratimit të standardeve dhe vlerave evropiane, Mali i Zi do të vazhdojë të jetë në një model për vendet e tjera në rajon.

“Në këtë kuptim, ai theksoi se Mali i Zi,mbetet lider në rajon në procesin e integrimit evropian. Ai vuri në dukje se Bashkimi Evropian është i vendosur fort për partneritetin me Malin e Zi, duke theksuar se përparimi i mëtejshëm drejt anëtarësimit të plotë në BE do të bazohet ekskluzivisht në meritat individuale të vendeve kandidate “, thuhet në kumtesë.

SHARE