PAZHIN: SHTETI PËRGJEGJËS PËR MBROJTJEN E MJEKËVE

0
26

Organet shtetërore kanë  përgjegjësi të veçantë për të mbrojtur sigurinë e punëtorëve shëndetësorë, deklaroi Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Zoran Pazhin.

“Është absolutisht e papranueshme çdo lloj dhune ndaj punonjësve shëndetësorë, prandaj të gjitha organet kompetente shtetërore kanë përgjegjësi të veçantë për të garantuar siguri të plotë për anëtarët e personelit mjekësor”, tha Pazhin , gjatë takimit me përfaqësuesit e Sindikatës së Mjekëve të Mjekësisë së Malit të Zi.

Zëvendëskryeministri malazeze, deklaroi se rastet e dhunës , për të cilat paralajmëron Sindikata e mjekëve të medicinës, tregon në obligimin e shoqërisë për të mbrojtur dinjitetin dhe sigurinë e mjekëve dhe personelit mjekësor më me vendosmëri dhe forcë.

“Unë pres që Gjykata Supreme të udhëzojë gjykatat kompetente që të shtrëngojnë politikën penale për të gjitha format e dhunës ndaj punonjësve shëndetësorë. Nuk është e mjaftueshme që kryerësit e veprës penale të  identifikohen dhe të arrestohen pasi të ketë ndodhur dhuna.Serioziteti i dënimeve duhet të ketë efektin që dhuna mos të vinë  aspak”, deklaroi Pazhin.

SHARE