QEVERIA E KOSOVËS MIRATON NDRYSHIMET DHE PLOTËSIMIET E PROJEKTLIGJIT PËR DEMARKACION

0
63

Siç raporton “Telegrafi”,  Qeveria e Kosovës miratoi sot ndryshimin dhe plotësimin e Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Për votuan ministrat shqiptarë të kabinetit të Qeverisë së Ramush Haradinaj, ndërsa ministrat e komunitetit serb abstenuan.

Haradinaj tha se pas konsultave të shumta, është marrë vendim që seanca e jashtëzakonshme për demarkacionin të mbahet të enjten në ora 10:00.

Ndryshe, të martën ambasadorët e shteteve të Quintit kanë takuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ku është diskutuar që të enjten të mbahet seanca për demarkacionin.

Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi i ambasadorit amerikane në Kosovës, Greg Delawie. Përmes një postimi në Twitter, Delawie ka shkruar: “Kalimi i marrëveshjes për Demarkacionin është thelbësor për të siguruar mundësinë e qytetarëve nga të gjitha komunitetet e Kosovës që të udhëtojnë lirshëm në Evropë. Gjithkush mund të pajtohet për këtë – unë shpresoj se deputetët nga çdo parti do të votojnë PO”.

SHARE