NESER MBAHET SEANCA E X, E VEÇANTË,  E KUVENDIT TË KOMUNËS SË TUZIT

0
61

Nesër do të mbahet seanca e X e veçantë e Kuvendit të komunës së Tuzit, komunë në kuadër të Kryeqytetit.

Në këtë seancë, për rend të ditës janë të propozuara 9 pika:

  1. Propozim Vendimi për mbitatim në tatimin e të ardhurave të personave fizik;
  2. Propozim Vendimi për tatim në patundshmëri;
  3. Propozim Vendimi mbi themelimin e Organizatës turistike të komunës së Tuzit;
  4. Propozim Vendimi për taksën e qëndrimit;
  5. Propozim Vendimi mbi lartësinë, mënyrën e llogaritjes dhe pagesës së kontributit të anëtarësimit në Organizatën turistike;
  6. Propozim Vendimi për kohëzgjatjen e punës;
  7. Propozim Vendimi mbi emërimin e Jurisë për ndarjen e çmimit të Komunës së Tuzit, për vitin 2018;
  8. Propozim Vendimi mbi emërimin e Komisionit, për ndarjen e bursave studentëve dhe nxënësve të shkollave të mesme për vitin akademik gjegjësisht shkollor për vitin 2018/19;
  9. Propozim Vendimi mbi përcaktimin e numrit të këshilltarëve/evetë cilët zgjedhën në Kuvendin e Komunës së Tuzit.
SHARE