PARTIA BOSHNJAKE DO TË KËRKOJË GJYSMËHËNË NË FLAMURIN E MALIT TË ZI

0
67

Partia Boshnjake në kuadër të grupit parlamentar të punës për reformat zgjedhore zyrtarisht do të propozojë, që në flamurin e Malit të Zi, pranë Kryqit,  të gjendet, edhe gjysmëhëna.

Kështu deklaroi për TV “VIJESTI”, deputeti i Partisë Boshnjake, Ervin Ibrahimoviq.

Ibrahimoviq ka thënë se kryqi në flamurin e Malit të Zi, absolutisht nuk i pengon, por i pengon që në të nuk ndodhet edhe gjysmëhëna.

“Ne jemi për Malin e Zi qytetarë. Nëse nisemi nga ajo që Mali i Zi, është shteti i të gjithëve, besoj se askujt nuk do ti pengoj nëse e ka gjysmëhënën, apo nëse ka ndonjë tjetër simbol fetar. Por jam për atë që të gjithë ne në atë shtet, të jemi të barabartë ose mos të kemi të preferuar “, deklaroi për TV ”Vijesti”, Ervin Ibrahimoviq.

SHARE