MARKOVIQ: VAZHDIMI I SUKSESSHËM I INTEGRIMEVE  NË BE, ËSHTË PRIORITET I QEVERISË SË MZ

0
18

Vazhdimi i suksesshëm i procesit të integrimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian, është prioritet i Qeverisë, e cila do të intensifikohet më tej në periudhën e ardhshme, deklaroi kryeministri i MZ, Dushko Markoviq, gjatë takimit me ambasadorin e sapo emëruar  të Hungarisë Jozef Nedashija.

Siç kumtuan nga Qeveria e MZ, Markoviq, ka thënë se pret që misionin  i Nedashija do ta shënojnë zhvillimet e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe të cilësisë së lartë mes Malit të Zi dhe Hungarisë, të themeluar gjatë mandatit të ish-ambasadorit Kristijan Poshe. Markoviq, falënderoi Hungarinë për mbështetjen e vazhdueshme të Malit të Zi në procesin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike.

“Ai theksoi se vazhdimi i suksesshëm i procesit të integrimit të Malit të Zi, në Bashkimin Evropian, do të jetë përparësia jonë, e cila do të intensifikohet më tej në periudhën e ardhshme”, thuhet në komunikatë.

Është theksuar se Markoviq dhe Nedashija kanë vënë në dukje se të dy vendet e shohin mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në fushën e turizmit, energjisë dhe bujqësisë, veçanërisht në sektorin e prodhimit të ushqimit.

“Në këtë drejtim, Markoviq, pranoi propozimin për të filluar punën për formulimin në kuadër të marrëveshjes midis Malit të Zi dhe Hungarisë për bashkëpunimin”, thuhet në komunikatë.

 

 

SHARE