GJUKANOVIQ  NESER NË PODGORICË DO TË HAPË  KONFERENCËN MINISTRORE

0
36

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, nesër do të hapë konferencën ministrore  me temën “Borxhi i së ardhmes”, të cilën e organizon Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit të MZ, në përputhje me Udhëzimet e Budapestit dhe Sofjes për Bashkëpunim midis Kinës dhe Vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Konferenca, e cila mbahet nën iniciativën 16 + 1, gjithashtu shënon krijimin e një mekanizmi koordinues për mjedisin jetësor me seli në Malin e Zi.

Është kumtuar se me këtë rast Gjukanoviq do të ketë një takim me Ministrin e Ekologjisë dhe mjedisit jetësor.

SHARE