PEJANOVIQ-MOÇNIK: MALI I ZI PËRMIRËSON SIGURINË KUFITARE

0
70

Mali i Zi, vazhdimisht përmirëson sigurinë kufitare, si dhe sistemin e migrimit dhe azilit, tha sekretari shtetëror pranë Ministrisë së  punëve të brendshme të MZ, Dragan Pejanoviq. Pejnoviq, duke folur me ambasadorin e Sllovenisë në Mal të Zi, Mitja Moçnik, kujtoi se Qeveria e MZ formoi Këshillin Koordinues që vazhdimisht monitoron aktivitetet e përcaktuara në Planin e veprimit në rastin e flukseve masive të emigrantëve dhe refugjatëve.

Ai rikujtoi se ishin rindërtuar dy objekte policore dhe se është në përgatitje adaptimi i objektit të tretë në kufi  me Shqipërinë.

“Drejtoria e policisë në mënyrë të përhershme zbaton Planin për kontrollin e përforcuar të kufirit shtetëror, nëpërmjet rritjes së prezencës së patrullave në kufi dhe pikat e kontrollit të rrugëve kryesore drejt kufirit”, ka thënë Pejanoviq.

Duke folur për migracione të paligjshme dhe hapjen e të ashtuquajturës rutë  “bregdetare”, Moçnik vuri në dukje rëndësinë e veprimeve adekuate dhe ndërmarrjen në kohë të aktiviteteve dhe tha se ai është i interesuar në aktivitetet që Mali i Zi po ndërmerr për këtë çështje të rëndësishme.

Bashkëbiseduesit, siç kumtohet, presin që me aktivitetet e përbashkëta, të mbështetura nga subjektet relevantë ndërkombëtarë, do të japin një përgjigje adekuate në luftën kundër migracionit të paligjshëm.

SHARE