PAZHIN – KUBUROVIQ: ME BASHKËPUNIM RAJONAL KUNDËR KRIMIT

Bashkëpunimi i ngushtë gjyqësor midis vendeve të rajonit, me bashkëpunim adekuat policor rajonal, është çelësi i suksesit në luftën kundër krimit të organizuar, u vlerësua gjatë takimit të ministrave të drejtësisë të Malit të Zi dhe Serbisë, Zoran Pazhin dhe Nele Kuburoviq.

Pazhin dhe Kuburoviq, biseduan sot në Podgoricë për mundësitë për rritjen e bashkëpunimit në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, forcimin e kapaciteteve të gjyqësorit dhe luftën e përbashkët kundër formave më serioze të krimit.

Pazhin shprehu gatishmërinë e plotë të Malit të Zi për të ndarë me Serbinë gjithë ekspertizën dhe përvojën e fituar gjatë procesit të tanishëm të negociatave në fushën e sundimit të ligjit.

“Është theksuar se bashkëpunimi mes dy ministrive në fushën e integrimit evropian dhe shkëmbimi i përvojës në zbatimin e dokumenteve dhe ligjeve strategjike është i një rëndësie të madhe për përparimin e mëtejshëm dinamik të të dy vendeve në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, thuhet në kumtesë.

Ai siç kumtohet falënderoi Kuburoviq për gatishmërinë e Serbisë për t’i dhënë Malit të Zi një sistem informacioni, zbatimi i të cilit do të përmirësonte ndjeshëm punën e Institutit për zbatimin e sanksioneve penale.

Pazhin ishte veçanërisht i interesuar në trajtimin e autoriteteve kompetente të Serbisë në rastet e personave të cilët i kërkon Mali i Zi, përmes kërkesave ndërkombëtare të Interpolit.

SHARE