MOGERINI: NUK KA ARSYE PËR NDËRPRERJE TË NEGOCJATAVE

Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri Federica Mogerini vlerësoi sot në Tivat,  se nuk ka arsye për ndërprerje të negociatave të pranimit të MZ, sepse kjo klauzolë aktivizohet kur nuk ka progres, ose kur vihet deri te rënia në negociata “, çka definitivisht nuk është rasti në bisedime me Malin e Zi”.

“Për Bashkimin Evropian, jo vetëm liria e medies, por edhe puna e OJQ-ve dhe shoqërisë civile është jashtëzakonisht e rëndësishme. Është e rëndësishme të përfshihen informacione nga përfaqësuesit e shoqërisë civile në Raportin tonë të progresit. Është gjithashtu e rëndësishme që edhe në vlerësimin e progresit në negociata ti përfshimë të gjitha këto. Sa i përket kërkesës për aktivizimin e klauzolës, mund të aktivizohet kur nuk ka progres, ose ka rënie të bisedimeve, çka definitivisht nuk është rasti në bisedime me Malin e Zi “, theksoi Mogerini në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin e Malit të Zi Dushko Markoviq.

Ajo tha se Mali i Zi ka rol të shkëlqyeshëm rajonal dhe se ka marrë qëndrim të mençur në nxitjen e vendeve të tjera në rajon.

“Kohët e fundit keni shprehur mençuri dhe ndjenjë për shtetësi duke finalizuar gjithçka që është e nevojshme në drejtim të zgjidhjes së çështjes së demarkacionit të kufirit me Kosovën”, deklaroi Mogerini.

Ajo theksoi se dyert e Bashkimit  Evropian janë të hapura për Malin e Zi dhe  theksoi se bisedimet lidhur me këtë po ecin mirë.

Ndërkohë Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq tha se Mali i Zi përmes Raportit të progresit vlerësohet si një vend që po bën përparim të mirë në rrugën e integrimit evropian, se është realizuar një përparim i ri, por edhe se janë konstatuar mangësi të reja në të cilat duhet të punohet.

“Ne i kemi vërejtur këto dobësi dhe për këtë kemi mbajtur seancën e Qeverisë në fillim të vitit, në të cilin kemi miratuar Planin dinamik, se si t’i adresojmë këto mangësi në mënyrë më efikase dhe më të përgjegjshme,prandaj besoj se një qasje e tillë pas këtij raporti do të sigurojë që në vitin 2018 të hapim tre kapituj e mbetur , të përmbushim masat e përkohshme për Kapitujt 23 dhe 24, duke krijuar kështu një supozim kyç që ne të hyjmë në fazën e procesit të negociatave, që nënkupton mbylljen e kapitujve dhe krijimin e parakushteve për një reformë gjithëpërfshirëse të përshpejtuar dhe me cilësi të lartë në Malin e Zi “, shpjegoi Markoviq.

SHARE