GJUKANOVIQ KANDIDAT I PDS-së, PËR PRESIDENT

0
140

Këshilli Qendror i Partisë Demokratike të Socialistëve, vendosi që lideri i kësaj parti Millo Gjukanoviq, të jetë kandidat i kësaj parti për president të Malit të Zi.

Përveç Gjukanoviq, i cili kishte mbështetjen më të madhe në parti, njëra nga të propozuarat për kandidate presidenciale ishte edhe ish ministrja e mbrojtjes së Malit të Zi, Millica Pejanoviq Gjurishiq, raporton gazeta “Vijesti”.

Ndërkaq për këtë vend është përmendur edhe zëvendës kryeministri  i MZ, Millutin Simoviq.

Zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 15 prill 2018. Këto zgjedhje janë të tretat me radhë që nga pavarësia e Malit të Zi.

Propozimet për kandidatët për të zëvendësua presidentin aktual të MZ, Filip Vujanoviq, duhet ti dorëzohen Komisionit Shtetëror Zgjedhor, deri më 26 Mars, në mesnatë, ndërsa KSHZ-ja, deri më 28 Mars, në mesnatë duhet të verifikojë listën e  të gjithë kandidatëve për president.

 

 

SHARE