URA DHE PSD, FTOJNË PEJOVIQ TË JAP DORËHEQJE

0
18

Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes Qytetare URA, Zoran Mikiq  dhe Zëdhënësi i Partisë Social Demokratike, Mirko Staniq, i bënë thirrje sot Aleksandar Andrija Pejoviq , të jap dorëheqje të parevokueshme nga funksioni i ministrit dhe kryenegociatorit me Bashkimin Evropian, pasi që Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit konfirmoi se ai duke vepruar në mënyrë jo kushtetuese interesin publik e kthej në vartësi të interesave personale dhe me këtë është në konflikt  interesi.

Drejtori i Lëvizjes Qytetare Ura Zoran Mikiq, deklaroi se Lëvizja Qytetare Ura  i bënë thirrje Pejoviq, që nëse ka përgjegjësi morale dhe profesionale, të jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha funksionet të cilat i kryen në mënyrë jo kushtetuese dhe  jo ligjore. “Opinioni malazez nuk do ta mbajë mend atë për asgjë, përveç se si një nga plejadat e funksionarëve të PDS, i cili paratë e qytetarëve  i ka mbushur  në xhepat e vet “, theksoi Mikiq.

Ndërsa zëdhënësi i PSD-së,  Mirko Staniq, deklaroi se Pejoviq, përveç Kushtetutës ai po shkelë Ligjin për Punë të Jashtme. pasi që si ambasador në të njëjtën kohë kryen funksionin si funksionar i  lartë i partisë. “Le të mos themi se sa sjellje anti-evropiane është që negociatori kryesor me BE-në, i cili proces duhet të jetë pronë e gjithë shoqërisë, është dikush që, si ushtar i PDS-së, ekspozohet në forumet e partisë, theksoi Staniq.

Ndërkaq Ministri i Çështjeve Evropiane të MZ,  Aleksandar Andrija Pejoviq,  tha se ai e respekton vendimin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit  dhe me përgjegjësi do të përgjigjet ndaj saj, me të drejtën për veprime të mëtejshme përmes shterimit të mjeteve juridike të përcaktuara me ligj.

SHARE