STANIQ: DIALOGU MES OPOZITËS DHE PUSHTETIT ËSHTË I DOMOSDOSHËM

0
22

Partia Social Demokratike e konsideron të nevojshëm dialogun ndërmjet opozitës dhe  pushtetit për të ndërtuar një ambient demokratik zgjedhor, deklaroi zëdhënësi i kësaj parti Mirko Staniq.

Në Kuvendin e Malit të Zi, një seancë e Kolegjiumit, është iniciuar një proces që ka për qëllim përmirësimin e legjislacionit zgjedhor  dhe lidhur me këtë Staniq ka thënë se është i domosdoshëm dialogu midis opozitës dhe pushtetit për ndërtimin e një mjedisi demokratik.

“Propozimet që në thelb ranë dakord Partia Demokratike e Socialistëve dhe Demokratët, janë mënyrë e pranueshme për të dalë nga bllokimi dhe pika fillestare për fillimin e dialogut”, tha Staniq.

Sipas tij, është veçanërisht e rëndësishme parimi i siguruar që  të jetë numri i njëjtë i përfaqësuesve të opozitës dhe të qeverisë dhe që të ketë konsensus në vendimmarrje.

Siç theksoi ai, PSD, ashtu edhe si më parë, do të afirmojë kulturën e marrëveshjes dhe parimin evropian të konsensusit dhe në një përpjekje të re për t’u dhënë qytetarëve kushte më të mira për të shprehur vullnetin e lirë.

 

SHARE