SEKULLIQ: PAGESA E A2A BARRË MINIMALE PËR BUXHET

0
29

Pagesa e shkallës së parë për aksionet e korporatës elektrike në kuadër të opsionit do të ketë barrë fiskale minimale në buxhetin e shtetit, pasi më shumë se gjysma e shumës do të sigurohet nga të ardhurat nga shpërndarja e fitimit dhe nga tatimet mbi të ardhurat, deklaroi ministrja e Ekonomisë në Qeverinë e MZ, Dragica Sekulliq.

Ajo për agjencinë e lajmeve “Mina”, tha se Korporata Elektrike aktualisht posedon rreth 52 milionë euro, për të cilat mund të pritet të jenë  të gatshme për pagesën e aksionarëve pas miratimit të kompanisë dhe raportit të revizionit për vitin e kaluar.

“Kompania është sjellë deri në nivelin e një kompanie fitimprurëse, e cila do të na mundësojë që të mbulojmë më shumë se gjysmën e këstit të parë të sapo hapur me të ardhura nga shpërndarja e fitimeve dhe taksave adekuate”, tha Sekulliq.

Ajo tha se me Propozimin e kontratës për zbatimin e opsionit, të cilin Qeveria e shqyrtoi javën e kaluar dhe e verifikoi në seancën elektronike të hënën, parashikohet që shteti, me pagesën e këstit të parë prej 68 milion euro, të marrë 70.3 përqind të aksioneve të pronësisë, pothuajse me asnjë barrë fiskale mbi buxhetin e shtetit.

SHARE