KËSHILLI NACIONAL SËRB KËRKON NGA DEPUTETËT TË ANULOJNË VENDIMI I QEVERISË SË MZ PËR NJOHJEN E KOSOVËS

0
68

Këshilli Nacional Serb i dërgoi Kuvendit të Malit të Zi, iniciativën për anulimin e vendimit të Qeverisë së MZ,  për njohjen e shtetit të pavarur të Kosovës , gjegjësisht për të shpallë referendum shtetëror mbi këtë çështje.

Kryetari i Këshillit Nacional Serb, Momçillo Vuksanoviq, ka thënë se iniciativa i është dërguar individualisht të gjithë deputetëve të Parlamentit të MZ.

“Nga deputetët kërkohet që në formë të shkruar të deklarohen rreth kësaj iniciativë në afat kohor brenda 30 ditëve, gjegjësisht më së largu deri më 1 Qershor. Nëse përgjigja e deputetit  nuk jepet brenda afatit të caktuar, do të konsiderohet se iniciativa është e papranueshme për ta, “thuhet në kumtesë të Vuksanoviq.

Në arsyetimin e kësaj iniciativë, ndër të tjera, thuhet se, në përputhje me bashkëjetesën kombëtare, shtetërore dhe fetare të lidhjes ndërmjet Malit të Zi dhe Serbisë, KNS, filloi një nismë të inkurajuar, para së gjithash, nga vullneti i shumicës së qytetarëve të Malit të Zi.

Nga Këshilli Nacional Serb , paralajmëruan se e njëjta iniciativë do t’i përcillet edhe presidentit të porsazgjedhur të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, pas inaugurimit të tij.

“Këshilli Nacional Serb në periudhën e ardhshme do të mbledhë nënshkrime të mjaftueshme të qytetarëve të Malit të Zi, për të krijuar sa më shumë kushte për mbajtjen e një referendumi shtetëror për anulimin e Vendimit të Qeverisë për njohjen e Kosovës”, thuhet në kumtesë të Këshillit Nacional Serb.

SHARE