AFATI PËR LEGALIZIME TË SHTYHET DERI NË VITIN 2020

0
24

Bashkësia e Komunave të Malit të Zi, kërkoi që afati për paraqitjen e kërkesave për legalizimin e ndërtimeve pa leje, që skadoi më 16 korrik 2018, të zgjatet deri në miratimin e një plani rregullator të përgjithshëm, i cili pritet të përfundohet deri në vitin 2020.

Siç shkruan gazeta “Pobjeda”, nga Bashkësia e Komunave është kumtuar se këtë e kanë kërkuar përmes iniciativës në Ministrinë e Planifikimit Hapësinor dhe Turizmit, pas analizimit të situatës pas një viti nga miratimi i Ligjit për Planifikimin hapësinor dhe ndërtimin e objekteve.

Kryetari i Këshillit për planifikim hapësinor të Bashkësisë së komunave Nebojsha Axhiq, thotë se në Bashkësinë e komunave, mendojnë  se ky ligj ka futur konceptualisht një serë akteve të reja, të cilat kanë ndryshuar praktikën e deritashme në këtë fushë, me shumë zgjidhje pozitive, por që do të duhet të përmirësohet.

“Afati i fundit për dorëzimin e kërkesës për legalizim skadoi më 16 korrik 2018, por në një numër i konsiderueshëm i qytetarëve nëpër komuna, paraqitën kërkesa edhe pas skadimit të afatit. Në të gjitha komunat,interesimi i pronareve  të objekteve të paligjshme është rritur, të cilët për  arsye të ndryshme nuk i kanë paraqitur kërkesat brenda afatit ligjor.

Pasi që qëllimi përfundimtar i legalizimit është rregullimi i situatës nëpër zona ne i konsiderojmë kërkesat e qytetarëve të justifikuara për të shtyrë afatin për legalizime”, deklaroi Axhiq.

SHARE