NURKOVIQ FTOI INVESTITORËT PËR TË TREGUAR INTERES PËR PROJEKTE

0
27

Ministri i komunikacionit dhe detarisë së MZ, Osman Nurkoviq, deklaroi se angazhimi i Qeverisë së MZ është të krijojnë një ambient stimulues për investime të reja.

Ai ftoi të gjithë partnerët e mundshëm që të tregojnë interesim  për projektet e veta. Nurkoviq  në Samitin e Tretë të Ministrave të Transportit të Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore (16 + 1), të mbajtur në Beograd, vuri theks të veçantë në projekte të cilat janë pjesë e rrjetit SEETO.

Nurkoviq rikujtoi  lidhur me  autostradën Adriatiko-Joniane dhe autostradën Tivarë-Bolare, si dhe vijën hekurudhore nga Tivari deri në kufi me Serbi dhe shtoi se Mali i Zi ka përgatitur dhe përditësuar listën e vetme kombëtare të projekteve, në të cilën 12 prej tyre janë nga fusha e komunikacionit.

SHARE