HUSOVIQ: MARRËDHËNJET ME KOSOVËN DO TË JENË EDHE MË TË MIRA

0
18

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Rafet Husoviq, gjatë takimit me Ministrin e Zhvillimit Rajonal të Kosovës,  Rasim Demiri, deklaroi se marrëdhëniet e mira politike midis Malit të Zi dhe Kosovës, do të rriten edhe më tej, kur të vihet deri te bashkëpunim më i mirë ekonomik dhe rajonal.

Husoviq, u takua sot me delegacionin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal të Republikës së Kosovës, të kryesuar nga Demiri.

“Gëzohem që u takuam sot në këtë pjesë të Podgoricës dhe që kemi mundësi për të diskutuar mbi temën e zhvillimit rajonal. E konsideroj se ky është një hap tjetër drejt afirmimit dhe thellimit të bashkëpunimit midis Malit të Zi dhe Kosovës” tha Hosoviq.

Ai shtoi se marrëdhëniet e mira politike midis dy vendeve do të përmirësohen më tej kur të vihet deri te bashkëpunim ekonomik dhe rajonal.  Husoviq i  informoi mysafirët për situatën e tanishme politike dhe ekonomike në Mal të Zi.

Ai gjithashtu i informoi ata me kuadrin ligjor lidhur me politikën e zhvillimit rajonal në Mal të Zi, si dhe me strategjinë e miratuar të zhvillimit rajonal dhe planeve të veprimit për monitorimin e zbatimit të strategjisë.

Ndërsa, Ministri i Kosovës Rasim Demiri, shprehu kënaqësinë e vet që Mali i Zi dhe Kosova kanë marrëdhënie shumë të mira.

“Ne jemi ministri e re në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe formimi i kësaj Ministri ka lindur nga nevoja reale për një zhvillim më të njëtrajtshëm të të pesë rajoneve në Kosovë.

Në këtë kuptim, ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me kabinetin tuaj, si dhe me institucionet që merren me këtë çështje në Malin e Zi, në mënyrë që të mund të marrim përvojat tuaja”, tha Demiri.

“Bashkëbiseduesit ranë dakord që në periudhën e ardhshme, një theks i veçantë duhet t’i kushtohet bashkëpunimit ndërkufitar të komunave të të dy vendeve, ku  do të mund të realizoheshin projekte të rëndësishme në fushën e kulturës dhe turizmit përmes fondeve të Bashkimit Evropian. Në lidhje me këtë, është dakorduar një angazhim shtesë që do të japë nxitje shtesë për qeverisjet lokale që të bashkohen me projektet ndërkufitare me më shumë kapacitete”, thuhet  në kumtesë nga Ministria.

SHARE