MILLO GJUKANOVIQ  ZGJEDHET PRESIDENT I MALIT TË ZI

0
20

Lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve, Millo Gjukanoviq, në zgjedhjet e djeshme presidenciale në MZ,  ka fituar 53.8 të votave, ka bërë të ditur Qendra për Monitorim dhe Kërkim ( Cemi).

Sipas këtyre rezultateve presidenti i ri i Malit të Zi, do të jetë Millo Gjukanoviq.

Kundërkandidati kryesor i Gjukanoviq ishte biznesmeni, Mlladen Bojaniq, i cili ishte mbështetur nga shumica e partive opozitar. Bojaniq në këto zgjedhje fitoi 34.1 përqind, të votave kumtuan nga Cemi.

Kandidatja e Partisë Social Demokratike, Draginja Vuksanoviq, fitoi mbështetjen e 8.2 %, të qytetarëve.

Kandidati i Malit të Zit të Vërtetë Marko Millaçiq, fitoi mbështetjen e 2.7 %, të qytetarëve,  ndërsa kandidatët Vasilije Milliçkoviq dhe Dobrilo Dedeiq,  fituan mbështetjen e  0.4% të qytetarëve.

SHARE