META DHE THAÇI UROJNË GJUKANOVIQIN

0
42

Urime Gjukanoviqit për  zgjedhjen e tij president të Malit të Zi,  i dërguan presidentët e Shqipërisë dhe Kosovës Ilir Meta dhe Hashim Thaçi.

Në urimin e presidentit të Shqipërisë Ilir Meta thuhet : “I Nderuar Zoti Gjukanoviq, urime për fitoren bindëse që në raundin e parë të zgjedhjeve të djeshme presidenciale në Mal të Zi. Ju uroj nga zemra shumë suksese në drejtimin e mëtejshëm e të suksesshëm të Malit të Zi .Fitorja Juaj ishte një mbështetje e qartë për konsolidimin e orientimit euroatlantik dhe evropian të vendit, si dhe garanci për forcimin e mëtejshëm të paqes dhe bashkëpunimit rajonal. Jam i bindur se, gjatë mandatit Tuaj në drejtimin e Malit të Zi, marrëdhëniet e shkëlqyera e të fqinjësisë së mirë midis dy vendeve tona do të forcohen dhe zgjerohen edhe më tej. Ju siguroj për vullnetin dhe dëshirën time për të punuar ngushtë me Ju në të ardhmen, në dobi të forcimit të këtij bashkëpunimi, por edhe për forcimin e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit tonë të përbashkët, ku dy vendet tona po japin një shembull të shkëlqyer. Me dëshirën për t’Ju takuar në një rast sa më të parë, ju lutem pranoni, Zoti President i Zgjedhur, shprehjen e konsideratës sime më të lartë” thuhet në urimin e Metës.

Ndërkaq edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Gjukanoviqin për fitoren e tij në zgjedhje. Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se kjo është fitore për Malin e Zi dhe për tërë rajonin që ka synim integrimin në NATO dhe Bashkimin Evropian.

SHARE