NGA E HËNA, QËNDRA E THIRRJEVE PËR ZGJEDHJE LOKALE NË TUZ

0
45

Ministria e Punëve të Brendshme të MZ, krijoi Qendrën e thirrjeve, në numrin 19820, gjatë zgjedhjeve për këshilltarë në Kuvendin Komunal të Tuzit, të cilat do të mbahen më 3 mars 2019.

Qendra e thirrjeve do të fillojë të punojë nga dita e hënë. Numri unik 19820 është pa pagesë dhe është në dispozicion për të gjithë shfrytëzuesit e telefonisë mobile dhe asaj fikse në Malin e Zi.

“Duke thirrur këtë numër dhe duke komunikuar për të dhënat personale (emri, mbiemri, data e lindjes dhe emri i prindit) ose numri amzë, qytetarët do të marrin informacione nga operatori nëse ai është i regjistruar në listën e votuesve dhe në cilin vendvotim ata votojnë”, kumtuan nga MPB-ja.

Qendra e Thirrjeve të Ministrisë së Brendshme do të funksionojë çdo ditë nga e hëna, më 18 shkurt, nga ora 7 deri në orën 19, dhe të dielën, më 3 mars, nga ora 7 deri në orën 20.

“Filalia për  dokumente personale në Tuz, gjatë mbajtjes së zgjedhjeve, gjegjësisht  të dielën, më 03 mars 2019, do të punojë nga ora 7 deri në 20, ku qytetarët do të jenë në gjendje të marrin dokumente identifikimit për të cilat është paraqitur kërkesa në periudhën e mëparshme”, përfundon komunikata e MPB-së.

SHARE