GJUKANOVIQ: NUK PRES PAQËNDRUESHMËRI POLITIKE NË MZ

0
33

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, deklaroi se nuk pret paqëndrueshmëri politike në Mal të Zi, pas akuzave të bëra nga Kryetari i Grupit Atlas Dushko Knezheviq dhe theksoi se nuk do të jap dorëheqje.

“Unë nuk pres që rrezikim të stabilitetit politik dhe Mali i Zi, do të vazhdojë të merret me kërkesat për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian”, deklaroi Gjukanoviq.

Ai deklaroi se nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje, megjithëse, siç theksoi, kjo është një pritje e një pjesë të publikut, të bërë nga kundërshtarët e tij.

“Nuk e kam ndërmend të jap dorëheqje, jo sepse jam pushtet dashes, por sepse mendoj se kjo është një vazhdim i luftës për vlerat për të cilat kemi luftuar 20 vitet e fundit”, tha Gjukanoviq dhe shtoi se ata tani janë përsëri në goditje ndaj Malit të Zi.

SHARE