BOSHKOVIQ: ANËTARËSIMI NË NATO MPOSHT PROJEKTET NË SHKALLË TË GJERË NË RAJON

Lajm shumë i mirë “për gjithë rajonin që Republika e Maqedonisë Veriore është në rrugën e duhur për t’u bërë anëtare e plotë e NATO-s, deklaroi ministri i mbrojtjes së MZ, Predrag Boshkoviq.

“Duke hyrë një nga një vendet e Ballkanit Perëndimor në NATO, situata e sigurisë në rajon është definitivisht relaksuase”, deklaroi ministri i Mbrojtjes së MZ, Predrag Boshkoviq,  në një intervistë të dhënë për 1TV të  Maqedonisë.

Ai shprehu shpresën se ky proces do të vazhdojë, pasi që me këtë, siç theksoi ai, janë mposhtur  të gjitha projektet kryesore.

“Maqedonia dhe Mali i Zi, si dy shtete të vogla në Ballkanin Perëndimor, të cilat kanë qenë kaq të turbullta gjatë shekujve dhe jo vetëm dy dekadat e fundit, kanë trajtuar shumë çështje duke hyrë në NATO. Të gjitha projektet në shkallë të gjerë që përfshinin Maqedoninë ose Malin e Zi si pjesë të tyre integrale janë mposhtur. Rrjedhimisht, ne konsiderojmë se hapësira është e kufizuar nga elementë radikalë që shkaktojnë paqëndrueshmëri për luftërat në ish Jugosllavi apo Ballkanin Perëndimor”, tha Boshkoviq.

SHARE